Sot do të arrijnë 110.612 vaksina “Fajzer”

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë, informon se sot në vendin tonë do të arrijnë 110.612 vaksina “Fajzer”. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, këto vaksina janë blerë nëpërmjet sistemit Kovaks, transmeton TV21.

Deri në fund të viti, siç shtojnë, nëpërmjet sistemit Kovaks, janë porositur edhe 100 mijë vaksina “Fajzer”.

Vaksinat do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.