Sot Ditë Botërore e Kursimit

TË FUNDIT

Sot shënohet Dita Botërore e Kursimit, kur përkujtohemi sa është me rëndësi të ketë kursim dhe në mënyrë afatgjate të kursehet për realizimin e qëllimeve të parashtruara.

Dita botërore e kursimit është vendosur në vitin 1924 në Kongresin e parë ndërkombëtar të kursimoreve në Milano. Profesori Italian Filipo Ravica në ditën e fundit të Kongresit e ka shpallur këtë ditë për “Ditë ndërkombëtare të kursimit”, ndërsa ideja u pranua nga 29 vende, të cilat kanë dashur që ta përkujtojnë opinionin për rëndësinë e kursimit për ekonominë dhe individin.

Në këtë ditë në vendin tonë tradicionalisht zgjedhen punëtorët më të mirë në banka gjatë vitit të kaluar.