Sot do të ketë ndryshim në çmimin e derivateve të naftës, përcjell TV21. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë njoftoi se sot do të merret vendim rreth çmimit të derivateve në RMV.
“Janë plotësuar kushtet paraprake. KRRE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata, thonë nga KRRE.
Ndryshe së fundmi u ndryshua vetëm çmimi i benzinës BS-98, i cili u ul për 2 denarë. Në vijim çmimet aktuale të derivateve:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 93,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 91,00 (denarë/litër)
