Sonte skadon gjendja e jashtëzakonshme! Zgjedhje më 5 korrik, përveç nëse Mickoski dhe Zaevi nuk dakordojnë datë tjetër

Must Read

Drita e Gjilanit kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës

Skuadra e Dritës së Gjilanit arriti që të përgatis një befasi të madhe, duke mundur Sileksin e...

Shkëndija sjell Murinjon dhe Totenhemin në Shkup! Tetovarët festuan kundër botosanit me golin e ibraimit

Shkëndija e mposhti Botoshanin me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e dytë në kuadër...

Xhaferi: Po ta kisha amnistuar Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq

"Po të kisha amnistuar Trajko Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq", kështu deklaroi njeriu...
- Advertisement -

Sonte në mesnatë përfundon gjendja e jashtëzakonshme, kurse liderët e partive më të mëdha politike pa një marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Pas takimit të dështuar, i cili për të tretën herë ishte organizuar te Presidenti Stevo Pendarovski, kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë edhe disa orë kohë për të arritur marrëveshje të ndërsjellë. Sipas informacioneve të TV21, lideri i Zaevit e ka thirrur Mickoskin ta pranojnë 8 korrikun si datë për zgjedhje. Në qoftë se kjo datë nuk pranohet, me skadimin e gjendjes së jashtëzakonshme sonte në mesnatë, mbetet që votimi të organizohet më 5 korrik. Zaevi sot nga Strumica porositi se lëshon pe rreth 5 korrikut si datë zgjedhore, duke i bërë thirrje Qeverisë që deri në fund të ditës të kërkojë nga shefi i shtetit, Pendarovski, edhe një vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm në kohëzgjatje prej 3 ditësh, me qëllim që zgjedhjet të mbahen të martën më 8 muajin e ardhshëm.

-“Unë nuk do të bëhem peng i 5 korrikut dhe si datë të qëndroj fiks pas saj. Duke e pasur parasysh se edhe zotëri Mickovski, edhe unë disa herë përmendëm se më e pranueshme është që zgjedhjet të mbahen të mërkurën si ditë jopune. Ja heq dorë nga 5 korriku dhe pajtohem që zgjedhjet të jenë më 8 korrik të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën të votojnë të sëmurët, qytetarët në vetëizolim dhe ata që janë shtrirë në spital, personat më të moshuar,” tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

- Advertisement -

Nga VMRO-DPMNE, për TV21 thonë se Mickoski do të prononcohet nesër, duke theksuar se sot është dita më e zezë e korona krizës dhe se Zaevi po spekulon me datën e zgjedhjeve.

-“VMRO-DPMNE-ja së pari këmbëngul për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Lidhur me procesin zgjedhor, insistojmë tërësisht të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në Republikën e Maqedonisë. Nuk mund të kemi zgjedhje pa misionin mbikëqyrës OSBE dhe të kemi lista të papastruara zgjedhore. Atë që e dëshiron Zaevi është të ketë zgjedhje ku ne do të numërojmë viktima nga korona, ku nuk do të kemi Listë të pastruar Zgjedhore dhe monitorim ndërkombëtar cilësor. Kjo do të nënkuptonte vjedhje zgjedhore dhe “thertore” zgjedhore, e jo miratim të vullnetit të popullit,” tha Orce Georgievski, VMRO-DPMNE.

- Advertisement -

Pas takimit të djeshëm mes liderëve, Presidenti Pendarovski kërkoi që liderët të vazhdojnë me komunikim  të ndërsjellë me qëllim që të arrihet konsensus ndërpartiak për datën e zgjedhjeve. Kryeministri Oliver Spasovski, porositi që tashmë nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe se zgjedhje duhet të ketë, që të gjitha institucionet të kthehen me kapacitet të plotë dhe të ballafaqohen me pandeminë dhe krizën ekonomike. Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 prill, por ishin shtyrë për shkak të epidemisë me koronavirus.

- Advertisement -

Drita e Gjilanit kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës

Skuadra e Dritës së Gjilanit arriti që të përgatis një befasi të madhe, duke mundur Sileksin e favorizuar në Shkup, me 2-0....

Shkëndija sjell Murinjon dhe Totenhemin në Shkup! Tetovarët festuan kundër botosanit me golin e ibraimit

Shkëndija e mposhti Botoshanin me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e dytë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues....

Xhaferi: Po ta kisha amnistuar Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq

"Po të kisha amnistuar Trajko Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq", kështu deklaroi njeriu i parë i Kuvendit, Talat...

Xhaferi në Click Plus: Nesër do të dëshmoj për “27 prillin”

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të dëshmojë për rastin “27 prilli”. Këtë ai e bëri të ditur në emisionin Click...

Alarm i rrejshëm për bombë në Shkup! Ishte peshore që po i mbaronte bateria

Një lajmërim për bombë i është bërë policisë këtë pasditë. Paraqitësi ka deklaruar se bomba është në afërsi të Fakultetit Arkitektonik në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -