Sonte pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës

TË FUNDIT

Nga e diela, më 31 mars 2024 fillon llogaritja verore e orës.

Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.

Vendimi për vendosjen e kohës verore është në përputhje me Ligjin për matjen e kohës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje me direktivat evropiane, njoftoi Qeveria të martën.