Sonte Maqedonia përballet me Maltën / Bardhi gati për gola të tjerë, do të mungojë portieri Dimitrievski

TË FUNDIT

.

Ky është stadiumi kombëtar i Maltës ku përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikimet në EURO2024, raporton gazetari i TV21 Artan Nuhiu.


Është më i vogël se ai në Shkup, por të pakten fusha është më e mirë. Terrnin e keq në “Todor Proevski” Maqedonia e pagoi me lëndimin e portierit Stole Dimitrievski në ndeshjen ndaj Italisë. Tani ai do të mungojë ndaj Maltës.
Isha i lumtur që në të dyja ekipet nuk pati lëndime më të rënda por, për fat të keq ajo faturë e cilësisë së terrenit në Shkup është e paguar. Më vjen keq që Stole nuk do të jetë në kombinim, u shpreh Bobi Milevski – seleksionues.


Në konferencën për media trajneri Bobi Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi u shprehën optimist se do të korrim 3 pikë nga ky takim. Në fakt vetëm fitorja do të jetë rezultat pozitiv për këtë ndeshje.


Malta dëshmoi edhe në Shkup se bëhet fjalë për ekip mjaftë cilësor, i cili është mjaftë i organizuar, luftarak, agresiv, me cka edhe na mundoi shumë në Shkup. Aspak nuk guxojmë ta marrim shtruar por që me seriozitet maksimal t’i qasemi ndeshjes. Sic e ceka kjo ndeshje për ne është shumë me rëndësi, shtoi Milevski.


Kapiteni Enis Bardhi në ndeshjen ndaj Italisë luajti më i avancuar në formacion, por kjo për të nuk është problem. Ai thotë se respekton cdo vendim të trajnerit.


Gjithmon trajneri vendos për pozitën e secilit lojtarë prej neve, dhe në cilën pjesë duhet të luajë një lojtarë. Në këtë ndeshje më venodsi pas sulmuesve për arsye të ndryshme të cilat nuk mund t’i them por, jam shumë i kënaqur dhe gjithmonë do të jap kontributin në atë pozitë ku trajneri vendos të luaj, tha kapiteni Eis Bardhi.


Ndeshja Malta – Maqedoni zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45. Nga Malta për TV21 Artan Nuhiu.