Sonte finalja e madhe në Dragao! Maqedonia dhe Portugalia kërkojnë fitore për të shkuar në Katar

TË FUNDIT

“Sonte në këtë stadium në Dragao të Portos, do të vendoset gjithçka, Maqedonia apo Portugalia do të kualifikohet në kampionatin Botëror Qatar 2022. Edhe në këtë stadium pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë pasi ka një kapacitet prej 50 mijë ulëse, ndërsa janë shitur të gjitha biletat. Por në këtë stadium nuk do të mungojnë edhe tifozët nga Maqedonia”, raporton Artan Nuhiu, gazetar TV21.

Futbollistët e Maqedonisë mbrëmë zbritën në fushë për t’u ambientuar me stadiumin në të cilin do të përballen me Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij. Botërori nuk mundet të luhet pa Portugalinë tha Ronaldo në konferencë për media.

“Maqedonia befasoi në shumë ndeshje, por unë jam i bindur neve nuk do të mundet. Portugalia do të fitojë dhe do të shkojmë në Kampionatin Botëror. Botërori nuk mund të luhet pa Portugalinë“, deklaroi Cristiano Ronaldo, furbollist.

Por trajneri Bllagoja Milevski thotë se Portugalia nuk është vetëm Ronaldo andaj do të koncentrohen te i gjithë ekipi kundërshtar.

Kur bëhet fjalë për Ronaldon mendoj se bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në botë. Tani nëse më pyetni se si do të luajmë kundër tij, mendoj që Ronaldo nuk luan vetëm por luajnë edhe 10 të tjerët. Po e përsërisë se Portugalia nuk është vetëm Ronaldo, ka lojtar të mrekullueshëm kështu që do të duhet të jemi të koncentruar në ekipin dhe jo në individ“, tha Bllagoja MIlevski, trajner.

Portugalia është e frikshme në sulm me Kristiano Ronaldon, Bruno Fernandesh dhe  Diego Jota por te Maqedonia, Aleksandar Trajkovskit dhe Enis Bardhit në këtë ndeshje iu bashkohet Elif Elmas.

Maqedonia asnjëherë nuk ka luajtur në një Kampionat Botëror, se a do të thyhet ky akull, kjo do të kuptohet në ndeshjen e sotme, e cila starton në orën 20:45.