Sonte do të dimë nëse do të kemi lehtësim të masave

TË FUNDIT

Qeveria e vendit sot pasdite me fillim në ora 19:00 do të mbajë mbledhjen e 68-të me shumë pika në rend dite nga programi qeveritar dhe me interes për qytetarët.

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të shqyrtojë edhe propozimin e Shtabit të Krizës për lehtësimin e masave kundër Covid-19. Shtabi i Krizës dje i propozoi Qeverisë që ora policore të fillojë në ora 23:00 dhe të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit, ndërkaq objektet hotelierike të mund të punojnë me mysafirë në pjesën e jashtme – veranda edhe atë deri në ora 22:30.

TË NGJAJSHME