Soni Malaj shfaqet krah Zlatan Ibrahimoviçit

TË FUNDIT

Soni Malaj ka takuar së fundmi yllin e futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Artistja shqiptare ka postuar një foto me të Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 500 mijë njerëz.

Duket se yjet e famshëm janë takuar në një event të përbashkët.

“Me kampionin”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Zlatan ka qenë një ndër futbollistët më të njohur në Seria A, ndonëse ka luajtur për disa nga ekipet më të famshme.

Ish-lojtari i ekipeve të njohura si Barcelona, PSG, Milan dhe Inter ka shënuar mbi 500 gola gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, ndërsa kohë më parë i kishte dhënë fund karrierës.

Megjithatë, kjo nuk ka bërë që ai të largohet përfundimisht nga futbolli, pasi për momentin ushtron detyrën e këshilltarit të lartë tek ekipi i Milanit.