Sondazhi mbi besueshmërinë e deputetëve, 47% e qytetarëve: Deputetët nuk përfaqësojnë interesat tona

TË FUNDIT

Vetëm 5% e qytetarëve vlerësojnë se deputetët e popullit i përfaqësojnë interesat e tyre në Kuvend, sipas rezultateve të anketës të kryer nga Instituti për demokraci Societas Civilis. Sipas këtij raporti  47% e qytetarëve mendojnë se këtë vit deputetët aspak nuk i kanë përfaqësuar interesat e tyre në Kuvend, ndërsa krahasuar me vitin 2018, kjo shifër është rritur për 7%.

Sa i përket transparencës së Kuvendit ndaj opinionit publik, më shumë se gjysma e të anketuarve apo rreth 53%  konsiderojnë se Kuvendi është pjesërisht ose tërësisht i mbyllur.

Ndërsa sa i përket pyetjes së parashtruar mbi cilësinë e debatit në kuvend, rreth 59 përqind e të anketuarve konsiderojnë se shumica e deputetëve nuk janë të gatshëm të marrin vendime në emër të qytetarëve.

Poashtu sipas anketës së Societas Civilis, nga nota 1 deri në 5, qytetarët deri në muajin maj të këtij viti punën e Kuvendit e kanë vlerësuar me notën  2.9, ndërsa me notën më të lartë është vlerësuar në vitin 2017 me 3.4.

Përgatiti: Valmira Zendeli