Softueri i Rashkovskit, Spasovski dhe Çulevi japin deklaratë para Ruskoskës

TË FUNDIT

Ministri aktual dhe ai i mëparshëm, Oliver Spasovski dhe Naqe Çulev, para prokurores Vilma Ruskoska dëshmuan për furnizimin e softuerit të ish-sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Spasovski ka thënë se MPB-ja nuk ka nevojë për softuerin që e ka blerë Rashkovski, pasi konsideron se përdorimi i sistemit “Sejf Siti”, për shkelje në komunikacion, është në kundërshtim me mbrojtjen ligjore të të dhënave personale.

Ish-ministri Çulev, para Prokurorisë ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur informacione për furnizim të softuerit në fjalë. Rashkovski, i cili për momentin është sekretar në kabinetin e Zaevit, nuk është thirrur të japë deklaratë, por rregullisht shkon në punë, pasi u kthye nga pushimi në Meksikë.

Ftesë për dëgjim tani për tani nuk ka marrë as pronari i kompanisë “Invoka Grup”, në hapësirat e së cilës dje ishte kryer bastisje.