Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari është shprehur se Festivali “Sofra” do të vazhdojë me më shumë kulturë, traditë dhe vlera që duhet kultivuar dhe pasuruar më tutje.
“Sofra e Gjakovës”, ka nisur mbrëmë në Gjakovë, ku është shtruar ushqimi tradicional i trevës i përcjellë me muzikë gjakovare. Mimoza Kusari, kryetare e Komunës së Gjakovës ka thënë se me me këtë festival synojnë të mbajnë gjallë traditën, zakonet e përgatitjes së ushqimit tradicional të trevës tonë, por edhe ta kultivojnë ushqimin e shpirtit, muzikën e njohur Gjakovare.
“Gjakova i dha shumë Kosovës dhe gjithë kombit. 15 Gushti solli dhe mori figura të njohura dhe emblematike të Gjakovës. Me 15 Gusht, 1936 lindi juristi, profesori dhe patrioti Dr. Bardhyl Qaushi. Sot me 15 Gusht, 2015 u shua Akademik Esat Stavileci. Gjakova ka ende shumë për të dhenë dhe shumë për të kujtuar, por edhe shumë tjerë na shtruan rrugën përpara. Festivali “Sofra” do të vazhdojë me më shumë kulturë, traditë dhe vlera që duhet kultivuar dhe pasuruar më tutje!”, ka shkruar Mimoza Kusari
