SMS mesazhe të rrejshme u bëjnë thirrje grekëve të mobilizohen

TË FUNDIT

Një porosi SMS e rrejshme, gjoja e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes së Grqisë, u bën thirrje grekëve të paraqiten në stacionin më të afërt policor që të marrin vendim për mobilizim ushtarak, ndërsa Sektori për Krim Kompjuterik i policisë greke tashmë ka filluar hetim për porosinë në telefonat celularë.

Nga policia greke dhe nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se bëhet fjalë për porosi të rrejshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve ta injorojnë dhe të jenë të kujdesshëm.

“Ju lusim të paraqiteni në stacionin më të afërt policor ku do t’u ndahet vendim me qëllim të përfshirjes suaj në incidentin ushtarak”, theksoi porosia SMS dërguar grekëve, ndërsa si dërgues është nënshkruar Ministria e Mbrojtjes.

Porosia është dërguar në periudhën kur janë ashpërsuar marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë./MIA