Sllovenia sot ka shfuqizuar pothuajse të gjitha masat kundër Kovid-19, përveç mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura. Dëshmi për tejkalim të Kovid-19, vaksinim apo test negativ do të kërkohet vetëm në institucionet shëndetësore, shtëpitë për të moshuar dhe burgje.
Sipas vendimit qeveritar nuk do të ketë më kufizime për numrin e njerëzve në qendrat tregtare, objektet e hotelerisë dhe çfarëdo ngjarje tjetër, njofton STA.
Janë shfuqizuar edhe kufizimet në periudhën e punës në objekte hotelierike, ndërsa klubet e natës mund të hapën përsëri. Rekomandohet mbajtja e maskës në ambiente të hapura në qoftë se nuk mund të ketë distancë prej 1.5 metra.
Nxënësit dhe studentët nuk do të kenë domosdoshmërish të testohen në institucionet arsimore, por maskat do jenë të detyrueshme.
