Përdorimi i pistave të skive dhe teleferikëve në vendpushimet e skive në Slloveni do të lejohet nga sot nëse dorëzohet një test negativ i koronavirusit, i cili mund të kryhet në kufi ose në vendpushimet e skive, bëri të ditur Qeveria sllovene.
Skijimi do të lejohet për ata që do të kenë rezultat negativ në testin e Kovid-19, jo më i vjetër se 24 orë dhe i bërë në Slloveni.
Është vendosur që në pesë vendkalimet kryesore kufitare me Kroacinë që nga sot për të mundësuar testimin e shpejtë të udhëtarëve me testet e antigjenit.
Njerëzit që hyjnë në Slloveni nga të ashtuquajturat “zona të kuqe” do të mund ta vizitojnë vendin në të ardhmen pa karantinë, nëse testi i kufirit tregon rezultat negativ dhe me atë test ata do të kenë qasje në qendrat e skive.
