Skulptori dhe profesori Zharko Basheski pasuroi shtëpinë muze të Nënë Terezës duke bërë një skulpturë të re në formë realiste të Nënë Terezës. Për profesorin Basheski veprat realiste janë të natyrshme. Në këtë skulpturë ai ka përdorur silikon i cili në kombinim me polimer jep një kontribut të madh në përshtypjen e vërtetë të kësaj skulpture, e cila prej tani e tutje do të jetë pjesë e shtëpisë muze Nënë Tereza.

