Skulptura të reja sot para Qeverisë

TË FUNDIT

Skulptura të reja u montuan sot para ndërtesës së Qeverisë. Bëhet fjalë për 7 skulptura, të cilat janë të vendosura para hyrjes.

Në Qeveri askush nuk pranoi të japë informacion se çfarë paraqesin ato. Hyrja e ndërtesës së Qeverisë akoma është e rrethuar, sepse ende punohet në rregullimin e shtyllave, ndërsa rreth tërë objektit po vendoset gardh. Renovimi ka filluar në prill të vitit 2013. Punët ndërtimore i kryen firma “Bauer”, e cila për 9.2 milionë euro duhet ta bëjë rikonstruimin e fasadës në stilin barok. Përpos marrëveshjes bazë me firmën “Bauer”, është lidhur edhe marrëveshje plotësuese me firmën “Dekon-kom” për 1 milionë euro, për të kryer punët ndërtimore dhe artizanale për përshtatjen e një pjese të përmbajtjes së ndërtesës.