“Skopje Security Conference 2026”, fokus në intelegjencë artificiale dhe siguri kibernetike

TË FUNDIT

Në Shkup ka filluar “Skopje Security Conference 2026”, një konferencë ndërkombëtare ku ekspertë dhe përfaqësues institucionesh po diskutojnë për inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, luftën kognitive dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Në hapje të samitit u theksua se sfidat moderne të sigurisë kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, forcim të institucioneve dhe qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve digjitale, hibride dhe gjeopolitike. Pesë panele tematike të nivelit të lartë u mbajtën si pjesë e programit.

Në panelin e parë, kushtuar sigurisë shumëpalëshe në një botë të fragmentuar, pjesëmarrësit diskutuan nevojën për diplomaci të përforcuar, ku ish-ambasadori Darko Angelov theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në Ballkan dhe qartësoi tre shtyllat e sigurisë.

“Në Ballkan, përsëri siguria bashkëpunuese si moto, si thelbi që po punojmë sot, është se siguria nuk është vetëm siguri, që do të thotë aspekti i vështirë i sigurisë, por edhe një qasje ndaj sigurisë ndaj prirjeve të tjera, të cilat janë tre dimensione: njëri është ushtarak, thelbi, pastaj po i afrohemi qasjes së butë të sigurisë njerëzore dhe të drejtave të njeriut dhe më pas vjen aspekti ekonomik dhe mjedisor”, tha Darko Angelov – ish-ambasador i Maqedonisë në Greqi, Hungari, Nigeri dhe Kazakistan.

Ambasadori zviceran Christoph Sommer tregoi strategjitë të rëndësishme ne punën diplomatike ku tha se edhe Zvicra mund të angazhohet.

“Një aspekt tjetër i rëndësishëm është besimi dhe drejtësia, të cilat janë vërtetë asete strategjike në punën diplomatike dhe Zvicra gjithashtu mund të ndërtojë këtu angazhimin e saj tradicional ndaj parimeve normative, të drejtës ndërkombëtare dhe profilit humanitar”, u shpreh Christoph Sommer – ambasador zviceran.

Prof.dr.Zhidas Daskalovski theksoi dy mënyrat më efektive për të pasur një diplomaci parandaluese

“Gjenerali numër një në diplomacinë parandaluese po ofron një analizë të plotë, numri dy do të ishte ofrimi i hapësirës për dialog dhe lehtësimi i proceseve”, potencoi prof. dr. Zhidas Daskalovski.

Dr.Gëzim Vllasi diskutoi për rëndësinë e vendeve neutrale dhe për politikën e qetë.

“Vlerën e vërtetë që mund ta shohim si ofrimin e platformave neutrale për diplomaci të qetë, një vend për të diskutuar midis palëve të ndryshme që vjen direkt nga pozicioni i shteteve neutrale”, deklaroi dr. Gëzim Vllasi – profesor i sigurisë.

Panelet e dedikuara inteligjencës artificiale, sigurisë klimatike dhe energjetike, si dhe stabilitetit ekonomik të Ballkanit Perëndimor, përfunduan se teknologjitë e reja, burimet dhe investimet po lidhen gjithnjë e më shumë me politikat e sigurisë, duke theksuar nevojën për forcimin e reziliencës institucionale dhe bashkëpunimit rajonal.