“Skeptikët të parët do të anëtarësohen në VLEN” – Sali: Në zgjedhjet e ardhshme do të kemi mbështetje për 40% më shumë

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i VLEN-it dhe zëvendëskryeministër i parë, Bekim Sali në Click Plus në TV21, deklaroi se kurdo që të mbahen zgjedhjet parlamentare VLEN do të ketë mbështetje për 40% më shumë. Sali theksoi se VLEN si koalicion është sfiduar në dy cikle zgjedhore, dukse shtuar se sfidat si koalicion janë më të mëdhe se sa si një parti politike. Tutje Sali potencoi se VLEN në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më i unifikuar dhe me shtrirje më të gjerë në terren, për shkak se siç shtoi, skeptikët do të jenë të parët që do të anëtarësohen në VLEN.