Skenderaj: Kushëriri rrah për vdekje kushëririn

TË FUNDIT

Pa mjete të forta dhe pa përdorimin e ndonjë arme ka vdekur V.Sh. i riu 17 vjeçar nga Aqareva e Skenderajt.

Ai, gjatë përleshjes që kishte pasur me një të ri tjetër 16 vjeçar i cili sipas burimeve të KosovaPress-it është kushëri i viktimës, ka gjetur vdekjen.

Viktima dyshohet të jetë përplasur për tokë dhe pas kësaj ka mbetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në një lokal të këtij fshati.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij një 16 vjeçar që dyshohet të jetë kushëri i viktimës është arrestuar dhe policia po punon intensivisht në zbardhjen sa më parë të këtij incidenti.