Skenar i zi për ekonominë! Banka Popullore parasheh rënie të BPV për 4,9%

TË FUNDIT

Banka Popullore  parashikon rënie të BPV-së për 4,9%. Rikuperimi që pritej në pjesën e dytë të vitit nuk ndodhi për shkak të valles së dytë të pandemisë tha guvernatorja Anita Angellovska-Bezhovska. Sipas saj, pasojat nga kriza do të ndjehen edhe në vitin 2021, ndërsa rikuperim të plotë dhe kompensim të humbjeve ekonomike priten në vitin 2022. Projeksionet e Qeverisë mbeten të njëjta. Ne paralajmëruam se ky vit do të jetë vit i recesionit, theksoi zv.kryeministri i çështjeve ekonomike Fatmir Bytyqi.

 “Për vitin 2020, kemi projektuar rënie të aktivitetit ekonomik prej 4,9%, për dallim nga rënia e planifikuar prej 3,5% në muajin prill, në kushte të realizimeve të dobëta në gjysmën e parë të këtij viti, dhe me vlerësim të rimëkëmbjes së dobët në gjysmën e dytë të këtij viti. E gjithë kjo duhet parë si rezultat i gjendjes së krijuar nga vala e dytë e pandemisë”, theksoi Anita Angellovska Bezhovska – Guvernatore e Bankës Populloe.

“Ne mbetemi me projeksionet se deri në fund të vitit do të kemi rënie prej 4,4%. Masat që i ka sjellë Qeveria po japin rezultat në ato sektore te të cilat me të vërtetë BPV jonë ka nevojë për mbështetje. Vlerësoj se në tremujorin e fundit nuk do të dalim në pozitiv, por rënia edhe më tepër do të ulet dhe do të vijmë deri te projeksioni”, deklaroi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.