Episodi i keq, shumë i keq në fund të ndeshjes së fituar në Romë nga Novak Gjokoviq ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1.
Ndërkohë që numri një i botës po dilte nga fusha e Foro Italico dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda.
Për Nolen, një dëmtim në kokë, i cili ka shkaktuar edhe gjakderdhje të lehtë, është transportuar në qendrën mjekësore për mjekim.
Nga rikonstruksionet fillestare duket se serbi është goditur, padashur, nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.
Il y a quand même des enculés sur Terre…
— Martinho (@DelMartin0) May 10, 2024
Stay strong Novak 💪🔥#Djokovic #IBI24 #ATPRome pic.twitter.com/OLRWJYWfB7
