Skandal me kurdisje të ndeshjeve në futbollin moldav

TË FUNDIT

Gjysma e ekipeve nga liga elitare e futbollit në Moldavi janë përfshirë në trukime të ndeshjeve, njoftuan sot Europol dhe autoritetet moldave të autorizuara për luftimin e korrupsionit.

Si pjesë e hetimit, katër persona janë arrestuar deri tani, 34 ndërtesa banimi private dhe selia e një klubi të ligës së parë janë bastisur, ndërsa janë kapur një duzinë telefona celularë, si dhe dokumentacion i gjerë dhe karta bankare.

Sipas hetimit, kjo është një skemë korrupsioni në shkallë të gjerë, që përfshin pesë nga dhjetë skuadrat e ligës së parë moldave.

Të paktën 20 ndeshje janë kurdisur në pesë muajt e fundit, duke përfshirë drejtuesit e skuadrave, trajnerët, menaxherët, lojtarët dhe ndërmjetësuesit.

Bastet për tukimin e ndeshjeve u paguan në tregun aziatik të basteve dhe fitimet joligjore derisa u zbulua skema e korrupsionit, u vlerësuan në rreth 600.000 euro.