Skadon afati për dhënien e kartelave pagesore vendore, qytetarët t’i shfrytëzojnë deri më 15 gusht

TË FUNDIT

Disa komunitete nuk duan të shkojnë te Grubi! Të punësuarit në ARDB kërkojnë të mos zhvendosen në ndërtesën e re

https://youtu.be/65Jr3CnPG3E Nëpunësit administrativë në Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive nuk duan të zhvendosen në objektin e ri...

Tetovë, Covid, bie numri i të shtrirëve në spital! Vetëm 12 punonjës mjekësorë në izolim ose të infektuar

https://youtu.be/FL6HNtbO2Og Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin klinik të Tetovës të infektuar me Covid 19 është 20, ndërsa  vetëm...

10 viktima dhe 403 raste të reja me Covid-19

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2118 testime të realizuara 403 persona janë...

Shqipëri, 4 humbje jete dhe 641 të infektuar me virusin korona

641 raste të reja dhe 4 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia Covid 19...

Rooney emërohet trajner i Derby County

Klubi i Futbollit Derby County ka njoftuar emërimin e Wayne Rooney si trajneri i ri i klubit. 35-vjeçari merr...

Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë mas që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të krizës së Kovid-19. Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, me qëllim të mbështetjes në krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Kartelë vendore pagesore kanë marrë mbi 324 mijë qytetarë, në katër kategori. Grupi i parë ka marrë kartelë pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarëve, ku i përkasin personat me të ardhura të ulëta, pranues të ndihmës sociale dhe aplikues aktivë të punës, të cilët vitin e kaluar nuk kanë pasur më shumë të ardhura se 180.000 denarë ose sivjet nga janari deri në prill jo më shumë se 60 mijë denarë sipas të dhënave të DAP-it. Në këtë kategori janë përfshirë 114 mijë qytetarë.

Në grupin e dytë janë rreth 117 mijë persona të cilët marrin nga 3.000 denarë, gjegjësisht qytetarë të cilët janë në marrëdhënie pune, por të ardhurat e tyre në katër muajt e parë të vitit nuk kanë tejkaluar 60.000 denarë. Kjo kategori në mënyrë shtesë ka marrë edhe vauçer për turizëm, i cili ka filluar të shfrytëzohet.

Në grupin e tretë janë të rinj nga 16 deri në 29 vjet të cilët janë pjesë e arsimit shtetëror dhe të cilët kanë marrë ndihmë financiare prej 3.000 denarëve, ndërsa grupin e katërt e përbëjnë punonjësit shëndetësorë me mbështetje prej 40 për qind të neto-pagës së fundit.

Kartelat i japin nëntë banka, ndërsa këtë e filkuan nga fillimi i qershorit. Disa prej tyre i dërgojnë në adresë të shtëpisë, ndërsa një pjesë i informojnë qytetarët kur u është gati kartela që të shkojnë ta marrin në bankë.

Në konkludim me 8 korrikun janë dhënë edhe janë dorëzuar mbi 187.000 kartela vendore pagesore, ndërsa qytetarët në mënyrë aktive i shfrytëzojnë dhe kanë bërë 700.000 transaksione dhe kanë shpenzuar 11 milionë euro për prodhime dhe shërbime vendore. Më së shumti shfrytëzohen në supermarkete , ku janë realizuar 90 për qind e transaksioneve nga këto kartela pagesore. Bankat vazhdojnë me dhënien, ndërsa përpunohen edhe ankesat e parashtruara të qytetarëve të cilët mendojnë se i kanë plotësuar kushtet, ndërsa nuk janë në listë për kartelë pagesore vednore,

Tërë projekti është vlerësuar në 28 milionë euro dhe mjetet janë transferuar në bankat që i japin. Deri në afatin e fundit duhet të përpunohen të gjitha kartelat nga lista dhe të vazhdojë me shtypjen e kartelave nga ankesat e miratuara.

Sipas ministres së Financave Nina Angelovska, me këtë mbështeten prodhimet dhe shërbimet vendore, mbështeten qytetarët dhe inkurajohet aktiviteti ekonomik, ndërsa sipas skenarëve që janë bërë në Ministrinë e Financave, kartela vendore pagesore do ta përmirësojë rezultatin ekonomik të vendit në tremujorin e tretë për 0,7 – 0,9 pikë përqindje.

Ata që tani më e posedojnë kartelën mund t’i shfrytëzojnë në: hotele, vendpushime, kampe dhe objekte tjera për akomodim, agjenci turistike dhe operatorë, restorante, dërgesë dhe përgatitje të ushqimit dhe pijeve, supermarkete, dyqane për ushqim, furra, mobilje, ndriçime, prodhime për amvisëri, librari dhe dyqane për libra, pajisje sportive, dyqane për veshje, këpucë, gjëra nga lëkura, farmaci, sallone parukerie dhe sallone bukurie dhe veprimtari tjera shërbyese./MIA

TË NGJAJSHME