Në mesnatë, ka skaduar afati për vazhdim të gjendjes së krizës dhe miratimin e ndryshimeve ligjore të Ligjit për regjistrim dhe të ligjeve për pakot ekonomike.
Sipas asaj që njoftoi dje kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ishte grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që nuk pranuan caktimin e seancës për këto ligje.
Meqë afati skadoi, Xhaferi njoftoi se për rrjedhën në Kuvend do të njoftojë gjatë ditës së sotme.
“Për rrjedhën e mëtejshme do ju informojmë gjatë ditës së nesërme”, deklaroi dje Xhaferi, transmeton TV21.
Ky vendin, sipas koalicioni ASH-AAA nënkupton se Regjistrimi nuk është shtyrë, dhe çështje në Kuvend mbetet ajo, se a do të ndërpritet në tërësi apo jo regjistrimi.
“Nuk ka shtyrje dhe anulim të regjistrimit, pasi sot ishte afati i fundit”, tha Zeqirija Ibrahimi nga AAA-ja mbrëmë në ClickPlus.
Por kjo sipas BDI-së nuk nënkupton se regjistrimi nuk është shtyrë, por parlajmëruan që të pritet dita e sotme.
“Ka takim mes koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit për gjetjen e mënyrave se si mund të veprohet gjatë ditës së nesërme”, tha mbrëmë në ClickPlus, deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.
Nga ana tjetër, asnjë deklaratë nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, se a do të fillojë sot regjistrimi apo jo?/TV21
