S’ka vend për Bejtullahin dhe Hasanin, Milevski shpalli listën e përfaqësueses në futboll

TË FUNDIT

Seleksionuesi i ri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski shpalli  listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022.

Nga përfaqësuesja përveç të pensionuarve Pandev, Triçkovski dhe Vellkovski, jashtë u lan edhe Bejtullai, Hasani dhe Stojkovski.

Milevski tha se i ka ndjekur ndeshjet e tyre dhe se nuk e kanë bindur mjaftueshëm.

“Bejtullahi është në listën më të gjerë, por personalisht nuk jam i kënaqur nga forma e tij momentale. I pash ndeshjet e Shkëndisë dhe në Evropë, por momentalisht në atë pozicion e planifikojë, si mbrojtës të djathtë Stefan Ristofskin dhe Todor Todorovski, të cilët janë në formë më të mirë”, tha Bllagoja Milevski – trajner i përfaqësueses.

Milevski ka futur në listë dy futbollistë të cilët pothuajse nuk janë fare aktiv te skuadrat e tyre. Gjoko Zajkov i Levskit dhe Aleksandar Trajkovski i Majorkas.

“Pajtohem se Zajkov dhe Trajkovski nuk kanë minutazh, unë e përsëris se në të ardhmen do të grumbullohen vetëm ata që ka në minutazh serioz, por për rastin e Trajkovskit, ne në ato pozicione anësore jemi të limituar dhe futbollist sikur Ace nuk kemi”, shtoi Milevski.

Ndryshe në ekip kthehet sulmuesi Adis Jahoski që luan te Gestepe të Turqisë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në fillim të shtatorit fillon ciklin kualifikues. Ndeshjen e parë do ta luaj më 2 shtator kundër Armenisë, në ndeshjen e dytë do të përballet me Islandën më 5 shtator, ndërsa në ndeshjen e tretë do të përballet me Rumaninë në Stadiumin “Todor Proeski” në Shkup më 8 shtator.