Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi” sonte në Muzeun Historik dhe Akademinë e Arteve “Suli An” organizoi sfilatën e diplopimit të dy studenteve Alba Neziri dhe Albulena Baftiari, pjesë e kësaj sfilate ishte edhe nxënësja më e re në moshë e këtij Instituti, Atika Ameti, e cila u paraqit me kreacionin e saj të tretë me radhë në një periudhë prej gjashtë muajsh nga prezantimi i parë.
Krijimi i saj më i ri ka ardhur ndryshe nga dy krijimet e para, kësaj radhe përzgjedhja e Atikës ishte materiali denim (xhins) i kombinuar me fije ari punim dore.
Kreacioni i saj i ri u prit shumë mirë nga të pranishmit në sfilatë dhe kjo sipas Atikës është një shtyrje që ajo të vazhdojë të punojë fort deri në kompletimin e koleksionit të saj të parë.
Kujtojmë që Atika Ameti është nxënëse e klasës së nëntë dhe paralelisht me mësimet në shkollë ajo ndjek edhe mësimet në Institutin e modës “Izet Curri”, kreacionin e saj të parë e prezantoi në kuadër të Skopje Fashion Weekend në muajin mars duke qenë disenjatorja më e re në moshë në atë ngjarje.
