S’ka shirit të verdhë në hotelin “Marriott”, “Perandoria” muajin e ardhshëm, çfarë do të tregojë ekspertiza financiare?

TË FUNDIT

U dhanë urdhra serioz për të vepruar në bazë të tyre, me konfiskimin e pronës, me bllokim dhe shirit të verdhë në Marriott, gjithçka që duhet bërë.

Por edhe përkundër paralajmërimeve të tilla, megjithatë nuk do të ketë shirit të verdhë për Marriott. Në përgjigje për TV21, kryeministri Zoran Zaev thotë se me paraqitjen e Mijallkovit tashmë nuk ka bazë ligjore për këtë gjë.

“Me vetë arratisjen e Mijallkov-it ekzistonte vepër penale dhe me këtë edhe bazë juridike për konfiskim të pronës, llogarive si dhe kompanive që ende janë në emër të tij. Ekzistonte bazë për konfiskim të gjithë asaj që është edhe në emër të familjes së tij, për shkak se ata mundeshin të jenë të dyshuar për veprën penale – ndihmë për arratisje. Por me paraqitjen e Mijallkovit, baza juridike për gjithë këtë dështoi dhe në fakt andaj ai u paraqit”, tha Zoran Zaev.

Rasti Perandoria i cili është hapur nga PPS, pikërisht për krim financiar dhe pronë të fituar në mënyrë joligjore, ku përveç Mijallkovit i akuzuar është edhe Orce Kamçev dhe 11 persona të tjerë, është ndërprerë pasi që nga aty doli rasti “Reket” në të cilin ish shefja e PPS përfundoi në burg. Lëndën Perandoria e udhëheq prokurorja Lile Stefanova ndërsa në mënyrë shtesë u kyç edhe Gordana Smaqoska. Sipas informacioneve jozyrtare kjo lëndë do të kthehet në gjykatë gjatë muajit të ardhshëm. Dërguam pyetje deri te Prokuroria publike se deri ku kanë arritur me këtë lëndë.

“Dokumentacioni i lëndës është dorëzuar për ekspertizë. Duke pasur parasysh vëllimin e të njëjtës, nevojitet periudhë më e gjatë kohore për ekspertizë, andaj në përputhje me këtë për momentin nuk mund të flitet për sjelljen e aktit konkret nga ana e PTHP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për këtë lëndë”, deklaruan nga Porkuroria Publike.

Ekspertiza financiare e filluar në nëntor të vitit të kaluar, për të cilën janë ndarë 9 milion denarë, duhet të japë ekspertizë për të gjithë provat e mbledhura për lëvizjen, keqpërdorimi financiar dhe paratë e fituara në mënyrë joligjore, ndërsa e gjithë kjo do të prezantohet në vazhdimin e seancës gjyqësore të lëndës “Perandoria”.