Dhuna e armëve trondit sërish Shtetet e Bashkuara. Të paktën 4 persona mbetën të vrarë e 28 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një 16-vjeçareje në Alabama. Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja, autoritetet ende nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë e nxitin episodin e dhunshëm, dhe asnjë i dyshuar nuk është ndaluar nga organet e rendit.
“Gjithë çfarë mund të themi për momentin është se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të lutemi për ta, që ta kapërcejnë këtë fazë kritike”, është shprehur Jeremy Burkett, zëdhënës i policisë.
Sipas policisë së qytetit, shumica e viktimave janë adoleshentë.
