" S'ka paga pa punu "

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar të gjithë mësimdhënësit që të mos mbajnë grevë, sepse nuk ka arsye, meqë Qeveria po e zbaton vendimin për pagesën e 0,5 për qind të përvojës së punës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar të gjithë mësimdhënësit që të mos mbajnë grevë, sepse nuk ka arsye, meqë Qeveria po e zbaton vendimin për pagesën e 0,5 për qind të përvojës së punës.
Kreu i ekzekutivit ka thënë në mbledhjen e Qeverisë së për arsimin është bërë më shumë se për cilindo sektor tjetër që paguhet me para të buxhetit.

Edhe ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe ai i Financave Avdullah Hoti, kanë theksuar se nga nesër të gjithë, të 24 mijë arsimtarët dhe 4 mijë veta staf administrativ dhe teknik, do t’i marrin pagat shtesë prej 0,5 për qind për përvojë të punës.

Kryeministri Mustafa, duke u bërë thirrje arsimtarëve dhe Sindikatës së Arsimit, tha se askush nuk ka të drejtë të paguhet nga shteti dhe të mos e mbajë mësimin, sepse shkollat janë për t’i mësuar fëmijët e jo për të marrë paga pa punuar.
Madje, Mustafa tha se është bërë më shumë se sa e mundëson buxheti i Kosovës.
Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, e ka quajtur të paarsyeshme dhe pa objekt grevën e mësimdhënësve sepse po realizohet vendimi i Qeverisë për pagesën prej 0,5 për qind për përvojën e punës.
Ministri Bajrami shpjegoi se Qeveria e kaluar ka dyfishuar pagat në nivelin e arsimit. Pagat parauniversitar deri universitar janë të krahasueshme me rajonin, ndërsa në nivelin universitar mbi rajonin dhe gjithë kemi përgjegjësi që duke pasur paga relativisht të mira të punojmë në ngritjen e standardit të cilësisë

Edhe ministri i Financave Avdullah Hoti e ka quajtur të paarsyeshme grevën e mësimdhënësve, duke thënë se përvoja e punës prej 0,5 për qind do t’u paguhet të gjithë mësimdhënësve deri në vitin 2015.