S’ka më barrikada në Veri të Kosovës. BE mirëpret hapin për qetësim të marrëdhënieve

TË FUNDIT

Pas 20 ditësh, filloi tërheqja e barrikadave që i vendosën serbët në Veri të Kosovës. Fillimisht u largua barrikada që ishte vendosur 2 kilometra larg vendkalimit kufitar “Merdare”, kurse tani po tërhiqen edhe barrikadat e tjera.

Atmosfera dhe disponimi në mesin e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë është i ndryshëm.

“Nuk duhej të kishte barrikada. Është një pengesë për të dy popujt këtu, nuk duhej të vendoseshin barrikada. Ata (serbët) i vendosën barrikadat dhe tani vetë ata duhet t’i largojnë. Është problem për ne dhe nuk e di deri kur Bashkimi Europian do t’i tolerojë gjërat negative që i bën Serbia”, tha Hilmi Beqiri, banor i Mitrovisës.

“Mendoj se ky është gabim i krerëve tanë. Mendoj se ky është hap i keq”, tha Gjorgje Vuçkoviq, banor i Mitrovicës Veriore.

“Ne jemi këtu, unë dhe nipi im. Gjithçka mund të tërhiqet, por ne jemi këtu. Nuk e japim Serbinë, nuk e japim Kosovën dhe Metohinë”, tha Branimir Vuçiçeviq, banor i Mitrovicës Veriore.

Edhe pse barrikadat po hiqen, megjithatë tensioni vazhdon të jetë i lartë, tha përfaqësuesi i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Ai u tha liderëve të dy vendeve që të punojnë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve.

“Niveli i besimit mes të dyja palëve është më i lartë se kurrë, tensionet ende janë të larta, por është e rëndësishme që liderët në Beograd dhe Prishtinë të fillojnë të krijojnë atmosferë të përshtatshme për bisedime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Mirosllav Lajçak, përfaqësues i BE-së për dialog Kosovë-Serbi.
Vendimin për tërheqjen e barrikadave e përshëndeti përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozel Borel i cili tha se ky është hap i mirë drejt qetësimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Barikadat në veri u vendësen më 10 dhjetor në shenjë kundërshtimi të arrestimit të ish pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq i cili gjoja ka marrë pjesë në organizimin e sulmit të zyrave të Komisionit qendror në Mitrovicën e veriut dhe Zubin Potok.