S’ka marrëveshje me “Pfizer”! Filipçe: Jemi në prag të finalizimit

TË FUNDIT

Pfizer nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për vaksinat anti kovid. Kërkesa e fundit e kompanisë farmaceutike para se të vendoset firma është që në rast të efekteve anësore, Maqedonia e Veriut ta marrë përgjegjësinë e dëmshpërblimit të pacientëve. Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe tha marrëveshja me kompaninë amerikane është në prag të finalizimit.