Barcelona vazhdon me fitoret e njëpasnjëshme. Katalonasit sot në udhëtim mundën Espanyolin, me rezultat 0-2, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titullin e kampionit në La Ligën spanjolle.
“Blaugranave” nuk iu deshën me shumë së 25 minuta lojë për të siguruar fitoren, duke shënuar dy herë përmes Neymar (17’) dhe Lionel Messit (25’).
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Barcelona nga minuta e 54-të mbeti me një futbollistë më pak në terren, pasi që u “skuq” Jordi Alba, megjithatë, nikoqirët nuk ia dolën që ta shfrytëzojnë përparësinë numerik në fushë për të shënuar të paktën golin e nderit.
Barcelona vazhdon të mbajë primatin në La Ligë më 81 pikë, pesë më shumë së Real Madridi, që nesër luan ndeshjen kundër Celta Vigos, kurse Espanyol zë pozitën e dhjetë më 42 pikë.
