I pari i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamet Sejdini në një intervistë për TV21 tha i ka uruar homologut të tij shqiptar, Armando Duka rizgjedhjen në krye të FSHF-së. I pyetur për kundërshtimet, Sejdini tha se Duka e ka meriutar rizgjedhjen dhe se ka bërë shumë për futbollin në Shqipëri.
“Të mos e kishte merituar, nuk do e votonin delegatët , gjithsesi se e ka merituar. Presidenti Duka ka bërë shumë punë për fushat, stadiumet në Shqipëri dhe për të gjithë futbollin shqiptar”, tha mes tjerash Sejdini.
