Arabia Saudite ka kufizuar numrin e pelegrinëve për ta kryer ritualin fetar “Haxh” për qytetarët për vitin e dytë duke u përgjigjur ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot agjencia shtetërore Saudite e Shtypit.
Besimtarët e huaj nuk do të lejohet të marrin pjesë në Haxh, transmeton TV21
Vetëm njerëzit e moshës 18 deri 65 vjeç që janë vaksinuar ose imunizuar nga virusi dhe janë të lirë nga sëmundjet kronike, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në pelegrinazhin në Mekë.
Arabia përcaktoi gjithashtu një maksimum prej 60,000 pjesëmarrësish.
Para pandemisë Haxhi në përgjithësi tërheqte më shumë se 2 milionë pelegrinë në qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës.
Për të dytin vit me radhë shumë vende tashmë kanë anuluar pelegrinazhet e tyre të organizuara nga shteti për në Mekë.
Rituali i Haxhit, vitin e kaluar u mbajt me vetëm të rreth 1000 besimtarë./21Media
