Situatë e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

TË FUNDIT

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për rtv21.tv ka thënë se situata në veri dhe në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mbrëmjes ka qenë e qetë.

“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha Elshani.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Sipas përditësimit të fundit, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Së pari u mbyll pika kufitare në Bërnjak, ku ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla njoftoi  se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët./21Media