“Situata LSDM-Dimitrievski është absurde”, Bilalli: Pa pushtet ky shtet do të funksiononte më mirë

TË FUNDIT

Ish-ministri Llazar Elenkovski e quajti absurde situatën me Maksim Dimitrievski dhe LSDM-në e cila nuk do ta përkrahë Dimitrievskin në Kumanovë. Elenkovski thotë se nuk ka socialdemokrat më të madh se Dimitrievski. E profesori Mersel Bilali mbrëmë në “Klik Plus” tha se në të kaluarën njerëzit kanë jetuar më mirë, duke shtuar se në vitet ‘70-‘80 ka pasur standard si në Gjermani, kurse tani jemi shumë larg këtij standardi. Këto janë disa nga konkluzionet e bashkëbiseduesve në emisionin debutues “Klik Plus” të TV21.

“Shembull klasik është në Kumanovë. Ai është një nga socialdemokratët më të theksuar. E njoh njeriun prej viteve ‘90, ai erdhi për të dëshmuar se është socialdemokrat. Kjo është absurde. Ai është socialdemokrat më i madh se të gjithë të tjerët”, tha Elenovski.

“Ndoshta pa pushtet ky mjedis do të funksiononte shumë më mirë. Këtë po e them sepse një pjesë e gjeneratës sonë që jetuam në ish-Jugosllavi, e mbaj mend se në vitet ‘70-‘80 kishim standard të njëjtë me Gjermaninë”, u shpreh Bilalli./TV21