Situata e Covid -19 e parashikueshme dhe nën kontroll

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme kineze kontestoi të mërkurën raportet e disa medieve perëndimore rreth optimizimit nga Kina të masave të përgjigjes ndaj COVID-19.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Wang Wenbin një konferencë të rregullt për shtypin vuri në dukje se, që nga fillimi i pandemisë, qeveria kineze ka mobilizuar të gjitha burimet dhe ka bërë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve, duke arritur të vërë nën kontroll raundet e shpërthimeve gjatë periudhës më të vështirë të përhapjes së virusit.

Ai shtoi se Kina ka përqindjen më të ulët të rasteve serioze dhe vdekjeve prej COVID-19 krahasuar me vendet e tjera, ndërsa jetëgjatësia mesatare në Kinë, një tregues bazë i mirëqenies kombëtare, u rrit nga 77.3 vjet në vitin 2019 në 78.2 vjet më 2021.

Ndërsa patogjeniteti dhe virulenca e variantit “Omicron” janë zbutur dhe Kina ka vazhduar të përmirësojë trajtimin mjekësor, zbulimin e patogjenit dhe vaksinimin, masat e reagimit ndaj COVID-19 janë optimizuar, me publikimin e 20 masave të hollësishme dhe 10 të tjerave në vazhdim, duke ulur nivelin e menaxhimit të COVID-19 në atë të sëmundjeve infektive të kategorisë B, tha ai.


Wang shtoi se ajo që bëri Kina është shkencore, në kohë dhe e nevojshme, me qëllim që të sigurohet jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe të minimizohet ndikimi i epidemisë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Të gjitha vendet do të kalojnë nëpër një periudhë përshtatjeje të politikave të tyre të reagimit ndaj COVID-19 dhe Kina nuk përbën përjashtim, theksoi ai, duke shtuar se situata e COVID në Kinë është në tërësi e parashikueshme dhe nën kontroll.