“Sistemi Kovaks është i pasuksesshëm”, Venezuela me ultimatum

TË FUNDIT

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro i dërgoi ultimatum mekanizmit Kovaks, që është përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave kundër Kovid-19.

“Sistemi Kovaks është i pasuksesshëm. E përmbushën pjesën tonë të detyrimeve. Duhej të përdorim magji që t’i zhbllokojmë fondet e ngrira….Dërgoj ultimatum – ose  përgatituni vaksinat ose na i ktheni paratë”, deklaroi Maduro.

Ai shtoi se Venezuela ka paguar 120 milionë dollarë dhe nuk ka marrë vaksina.

“Venezuela di nga vend tjetër të blejë vaksina nëse Kovaksi i kthen paratë”, theksoi Maduro.

Paraprakisht Maduro deklaroi se SHBA-ja ka bllokuar dhjetë milionë dollarë, pagesën e fundit për Kovaks, për shkak të sanksioneve amerikane për Venezuelën.

Nga fillimi i pandemisë në Venezuelë janë infektuar 275.000 njerëz prej të cilëve 3.200 kanë vdekur. Vendi nga shkurti ka në dispozicion dy vaksina kundër Kovid-19 – Sputnik V dhe Sinofarm.