SISTEME PËR ULJEN E SHPENZIMEVE TË ENERGJISË

TË FUNDIT

ME PËRDORIMIN RACIONAL TË ENERGJISË ELEKTRIKE, KOMPANITË NË MAQEDONI DO TË PËRMIRËSOJNË KONKURRENCËN NË VEND EDHE NË TREGJET E HUAJA. LIBERALIZIMI I TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NDIHMOI NË ULJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË, POR KOMPANITË NËPËRMJET SISTEMEVE PËRKATËSE, DO T’I RREGULLOJNË SHPENZIMET PËR ENERGJI. KJO DUHET T’U NDIHMOJË QË TË RRISIN PËRFITIMET NË BUXHET.

Kompanitë në Maqedoni me përdorimin racional të energjisë elektrike do të përmirësojnë konkurrencën në vend, por edhe në tregjet e huaja.  Por kërkesat e kompanive janë për domosdoshmërinë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Kryetari i Asociacionit Energjetik, Koço Angjushev vlerëson se Maqedonia është një treg i vogël, por fuqia punëtore është në shkallë të ulët. Sipas tij, kompanitë përveç se në fushën e energjisë, nuk kanë mënyra tjera për uljen e shpenzimeve.

17  kompani në Maqedoni kanë instaluar sisteme monitoruese për uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike.

Bashkësia e Biznesit vlerësoi se nëpërmjet rregullimit të shpenzimeve të energjisë, do të përmirësohet konkurrenca.

Biznesmenët vlerësojnë se energjia paraqet një shpenzim të rëndësishëm për kompanitë, veçanërisht për ato nga industria e metalit.

Kështu vlerëson edhe Koço Angjushev nga Asociacioni Energjetik, që sipas tij, kursimi do të ndikojë në  uljen e shpenzimeve të kompanive, por edhe në rritjen e konkurrencës midis tyre.

“Që të orientoheni ndaj eksportit, duhet të jeni më konkurrentë. Që të jeni konkurrentë, duhet të bëni shpenzime në nivelin e kompanisë suaj. Burimet e energjisë, bashkë me energjinë elektrike, janë një nga shpenzimet kyçe në veprimtaritë e biznesit”, tha  KOÇO ANGJUSHEV, KRYETARI I ASOCIACIONIT ENERGJETIK TË MAQEDONISË

Drejtori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim USAID në Maqedoni, Xhejms Stajn theksoi se ky projekt do t’u ndihmojë kompanive që të mund ta përdorin energjinë në mënyrë racionale. Sipas tij, për të bërë këtë, fabrikat duhet të kenë kontroll se ku e harxhojnë energjinë elektrike.

“Ne dimë se shpenzimet për përdorim joefikas të energjisë elektrike në industrinë e Maqedonisë ndikojnë në konkurrencën e prodhimeve industriale, si në tregun vendës, ashtu edhe në tregjet rajonale. Kjo ndikon në uljen e kapitalit dhe rritjen e  buxhetit për përmbajtje. Dhe me këtë rriten edhe shpenzimet e përgjithshme në sferën e prodhimit”, tha XHEJMS STAJN, DREJTORI I USAID-IT NË MAQEDONI

USAID po e mbështet këtë projekt dhe se implementimi i tij do të ndikojë edhe në uljen e  gazrave të dëmshme.