Izraeli sot paradite ka kryer sulme me raketa mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo, thonë mediat shtetërore siriane. Sipas tyre, në sulm ka ndërruar jetë një punëtor civil.
“Rreth orës 05:25, amriku izraelit ka kryer sulm ajror mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo, me çka humbi jetën një i punësuar në aeroportin në Damask, ndërsa një tjetër është plagosur”, deklaroi një burim ushtarak sirian, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. “Dëmi material pistat e aeroporteve i la jashtë përdorimit”, njoftoi burimi i njëjtë.
Fluturimet e rregullta deri dhe nga aeroportet në Damask dhe Alepo janë të ridrejtuara drejt aeroportit ndërkombëtar në Lataki, njoftoi Ministria siriane e Transportit
