Siria ka nevojë për ilaçe! Spitalet të stërmbushura me të lënduar nga tërmeti

TË FUNDIT

Spitalet në Idlib, pjesën veriore të Sirisë, kanë mungesë të pajisjeve mjekësore për trajtimin e mijëra pacientëve të lënduar nga tërmeti shkatërrues, përcjell TV21. Kjo fatkeqësi ndikoi edhe mbi numrin e personelit mjekësor, që paraqet problem shtesë për sistemin shëndetësor. Probleme u shfaqën edhe gjatë arritjes së ndihmës humanitare deri në veri të Sirisë për shkak të luftës civile. Rreth 2.800 persona të lënduar po trajtohen në spitalin Bab al-Hava në provincën Idlib, afër kufirit turk. Shumica prej tyre kanë marrë lëndime shkaku i tërmetit me intensitet prej 7,8 ballësh dhe lëkundjeve të njëpasnjëshme.

“Për momentin kemi nevojë për pajisje ndihmëse dhe antibiotikë. Këto janë nevojat urgjente për çdolloj përgjigjeje mjekësore tani”, tha Vael Habib, drejtor i Klinikës qendrore në Idlib.

Abdelkarim al husein, person i mbijetuar nga tërmeti
-E di se nuk e kam këmbën më. Ajo ishte lënduar dhe shtypur, asgjë nuk ndjej. Të paktën u munduan ta shërojnë, t’i lidhin venat dhe arteret, por pa sukses. Domethënë, është amputuar. Nëna ime nuk mbijetoi. Ndërroi jetë një orë pas fatkeqësisë. Zoti e mëshiroftë. Fëmijët kanë fraktura, por falë Zotit të gjithë janë mirë.