Siria bashkon forcat me Rusinë kundër kurdëve

TË FUNDIT

Lufta në Siri

Lufta në Siri

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, arritën një marrëveshje dje për ndarjen e kontrollit mbi verilindje të Sirisë, i cili kërkon tërheqjen e luftëtarëve kurdë përgjatë gjithë kufirit sirian-turk.

Presidenti i Sirisë Bashar al Assad në një marrëveshje të arritur me Rusinë vendosi 15 baza ushtarake në ndihmë të tyre, sipas asaj që raportojnë mediat ruse.

Sipas raportimeve, forcat siriane dhe ruse janë vendosur në veri-lindje të Sirisë për të monitoruar tërheqjen e luftëtarëve kurdë dhe heqjen e armëve të tyre nga kufiri me Turqinë.

Tashmë dhe Rusia do të iu dalë në ndihmë Sirisë dhe Turqisë për t’i larguar luftëtarët kurd nga kufiri.

Kremlin i kërkoi luftëtarëve kurd të tërhiqen menjëherë në mënyrë paqësore ose në të kundërt do të fillojnë përsëri sulmet kundrejt tyre./21Media