Sirenat e alarmit në të gjithë Ukrainën, Rusia dyfishon flotën e luftës në detin e zi, gati për sulm

TË FUNDIT

Rusia ka dyfishuar anijet në flotën e saj të luftës në Detin e Zi. Kështu pretendon qeveria e Ukrainës që thekson se po qëndron në gatishmëri në pritje të sulmeve masive raketore.“Aktualisht në detin e zi po qëndrojnë 8 luftanije ruse”, njoftoi një komandant ushtarak i Kievit, i cili saktësoi se një prej tyre është pajisur dhe me raketa të fuqishme Kalibr. Ende pa nisur këto sulme masive, në të gjithë territorin e Ukrainës janë dëgjuar sirenat e alarmit. Ndërsa bombardime ka pasur në zonat e kontrolluara nga Kievi në Donjeck, Zaporizhia dhe Kherson. Inteligjenca ukrainase njoftoi se një sulm i forcave ruse në selinë qendrore të shërbimeve sekrete të ministrisë së mbrojtjes në Kiev ka dështuar.

“Kjo tregon që puna jonë po bëhet mirë. Jam një person që besoj shumë dhe kam frikë vetëm nga Zoti, jo nga Rusia”, theksoi kreu i inteligjencës, Kyrylo Budanov. Zyrtarët e Kievit, pasi morën katër tanket e para Leopard, nisën me testimin e tyre./CNN

Sakaq ka ardhur edhe reagimi zyrtar i qeverisë ukrainase për planin e paqes të prezantuar nga Kina, duke e refuzuar atë, pasi nuk konsiderohet realist pasi nuk bëhet dallimi mes agresorit dhe viktimës.