Sipërmarrësit nuk duan që e diela të jetë ditë jo pune

TË FUNDIT

Sektori i biznesit nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë, që dita e diel të jetë ditë jopune.

Kundërshtimin e tyre e arsyetojnë me uljen e fitimit dhe rritjen e shpenzimeve, pasi siç thonë, kjo do të ndikojë edhe me largim të punës dhe ikjen e investitorëve të huaj.

Këto qëndrime i kanë shprehur ndërmarrjet si “Qumështorja”, “Kostal Maqedonia” dhe “Euronikel Industri”, transmeton TV21.

Vendimi i Qeverisë ende nuk ka marrë fuqi ligjore, pasi ende po punohet në zgjidhjen ligjore.

Në të pritet të definohen qartë veprimtaritë të cilat nuk do të punojnë të dielave, dhe ato që do të përjashtohen nga ky vendim.

Ky vendim nga Qeveria u propozua nën arsyetimin, “që së paku një ditë të javës punëtorët t’i kushtohen familjes në mënyrë efikase”./TV21