Sipas Exit Poll-eve, Ardian Gjini fiton Gjakovën

TË FUNDIT

Të gjitha projeksionet e kanë shpallur fitues Ardian Gjinin nga AAK-ja në raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Gjakovë.

Sipas projeksionit të “Kohës” Ardian Gjini ka fituar me 55.2%, ndërsa Mimoza Kusari-Lila ka siguruar 44.8% të votave.

Sipas sondazhit të “UBO Consulting” Gjini ka marr 54% ndërsa Kusari-Lila ka marr 46%.

Edhe sipas Exit-Pollit të “Albaninan Post” Gjini del fitues me 52%, ndërsa Kusari-lila ka marr 47%.

Në këto rezultate ka margjinë të gabimit, ndërsa rikujtojmë se rezultatet preliminare nga KQZ ende nuk kanë dalur./21Media