Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në shumë vende. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima, erë të fortë deri shumë të fortë (mbi 70 km/h) dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 23 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Pason periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell gjatë ditës. Lokalisht do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Nesër priten procese më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima, erë të fortë deri shumë të fortë (mbi 70 km/h) dhe kushte për breshër. Të dielën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
