Për shkak të informacioneve të ndryshme të publikuara nëpër media dhe në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e prokurorit publik nga Prokuroria Publike Themelore Tetovë, Lejla Kadriu në vendngjarjen ku janë kryer punë për sistemin e ujësjellësit në Tetovë dhe shumë paqartësi tjera në lidhje me veprimet e prokurorit publik, Prokurori Publik i RMV-së sot ka kërkuar nga Prokuroria e Lartë në Gostivar të bëjë kontroll në lëndën, në bazë të nenit 27 paragrafi 5 dhe neni 28 paragrafi 1 nga Ligji për prokurori publike.
Pas kontrollit të kryer, Prokuroria e Lartë Gostivar duhet menjëherë të dorëzojë informacion se për cilën vepër penale dhe kundër kujt në rastin konkret po bëhet procedurë para hetimore dhe hetimore, në bazë të cilave dyshimeve është nisur procedurë dhe çfarë njohurish dhe dëshmi i janë prezantuar prokurorit që të hapë lëndë, si i është ndarë lënda prokurorit, kur dhe çfarë veprimesh ka ndërmarrë dhe çfarë urdhërash ka dhënë.
Prokurorët e lartë duhet të verifikojnë nëse sipas ligjit dhe sipas udhëzimeve të obliguara për veprimet konkrete është dashur të ketë kontroll në vendngjarje dhe posaçërisht nëse është përgatitur procesverbal, nëse prokurori ka marrë lëndën sipas nenit 41 të ligjit për procedurë penale dhe a e ka informuar policinë, nëse ndonjë veprim është ndërmarrë në kundërshtim më funksionin prokuror si dhe rrethana të tjera relevante lidhur me rastin konkret.
Pas marrjes së analizës dhe informacioneve, prokurori publik do të marrë vendimin e duhur./TV21