Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar ndihmë nga Konfederata europiane dhe ndërkombëtare e sindikatave për shkak të, siç thotë, ndërhyrjes së organizuar në sindikatë nga ana e pushtetit, para së gjithash nga VMRO-DPMNE-ja. Për ta mbështetur kërkesën e LSM-së erdhi Sindikata Europiane dhe ato të rajonit. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trëndafillov, edhe para tyre u ankua për pagën minimale, pasi që siç thotë në Maqedoni, është me e ulëta në rajon.
“Paga minimale në Maqedoni, sipas informacione që i kemi marrë në takimin e sotëm, me të vërtetë është e ulët 356 euro arrin sot, me euro. Eventualisht marrëveshje e të drejtës së përbashkët, është rritur në 395 euro që është më e ulëta në të gjithë rajonin. Që kemi frikë si LSM që do të çojë në përshpejtimin e emigrimit e punonjësve të kualifikuar”, tha Sllobodan Trëndafilov – kryetar i LSM-së.
Sekretarja e Konfederatës së Sindikatave Europiane, Tea Jarc, i kujtoi Qeverisë se beteja për të drejtat e punëtorëve, në këtë rast për pagë më të lartë minimale është legjitime dhe e drejtë dhe se të drejtat sindikaliste janë një nga segmentet më të rëndësishme për anëtarësimin në BE.
“Kemi ardhur në Shkup që të diskutojmë se si t’i përforcojmë sindikatat, si të përfaqësohen të gjithë punonjësit dhe si të luftojnë për kushte më të mira pune. Në të gjithë Europën ne kemi miratuar një direktivë për pagën minimale. Kjo direktivë ofron udhëzime për të gjitha vendet në Europë, se si ta vendosin pagën e minimale adekuate dhe të përshtatshme, dhe si ta mbështesin marrëveshjen kolektive”, potencoi Tea Jarc – Sekretare e Konfederatës së Sindikatave Europiane.
Për mbështetje ishin edhe Sindikata e Pavarur e Serbisë, ajo e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, të cilat vlerësuan se paga minimale në Maqedoni është përtej çdo minimumi.
“Ne do të angazhohemi që askush të mos vendosë për ne, pa neve. Në ndonjë moment kemi pasur sukses në ndonjë moment jo! Megjithatë në çdo rast me trajnime të tilla të rregullta që i kemi nga liderët më të lartë në organizatat tona”, deklaroi Dushko Vukoviq – Sindikata e Pavarur e Sërbisë.
“Para se gjithash ne jemi këtu për të dhënë mbështetje për sindikatat e Maqedonisë dhe punëtorët që të rritet paga minimale”, tha Fikret Aliç – Sindikata e Bosnjë-Hercegovinës.
“Ne në pjesën e punës kemi nxjerrë përfundime që publikisht të japim mbështetje për kolegët tanë, sindikalistët nga Maqedonia, në lidhje me pagën minimale që është me të vërtetë aq e ulët, që është përtej çdo minimumi”, shtoi Dushko Zarubica – Sekretar Gjeneral i Sindikatave në Mal të Zi.
Konfederata e Sindikatave Evropiane doli me qëndrimin se do ta informojnë Komisionin Evropian se Qeveria po ushtron presion që të mos rriten pagat dhe se të gjithë rastin do ta vënë nën monitorim. Pas këtij paralajmërimi, kryeministri Hristijan Mickoski tha se do t’i ftojë përfaqësuesit që të dëgjojnë argumentet. Sipas tij, do të ishte e papjekur të nxirreshin përfundime të bazuara vetëm në informacione të njëanshme.
