Për 1117 punësimet në shëndetësi, koordinatori nacional i Sindikatës së Pavarur të punonjësve shëndetësor, Bobi Bojçevski thotë se përparësi duhet të kenë ata të cilët kanë përvojë dhe vite që punojnë me kontratë, e jo njerëz nga jashtë. Përveç kësaj, i kërkojnë ministrit që të ketë një kërkesë për dëshmi punësimi për më shumë se tre ose katër vjet që të mos punësohen ata pa përvojë.
“Sepse ligji i transformimit nuk ekzistonte më dhe do të ketë pranim të njerëzve të rinj përmes njoftimeve publike, ka një dyshim tek ne dhe te të gjithë të punësuarit të cilët punojnë për një kohë të gjatë, se ata njerëz nuk do të hyjnë, por do të hyjnë njerëz nga jashtë. Ashtu siç ndodhi në “8 shtatori”, në spitalin e Resnjës”, tha Bobi Bojçevski, koordinato i Sindikatës të Punonjësve Shëndetësor.
I pyetur se a po bëhen punësimet në shëndetësi në periudhë parazgjedhore, kryeministri Dimitar Kovaçevski mohon këtë duke thënë se ata njerëz nevojiten në shëndetësi.
“Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj punësimi parazgjedhor, ata janë njerëz të cilët tashmë punojnë në ato institucione dhe të gjithë që shkojmë shëndetësinë publike, jemi pacientët e tyre kemi marrë shërbime nga ta, kështu që nuk bëhet fjalë për punonjës të ri”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE, 1117 punësimet në shëndetësi i sheh si blerje votash para zgjedhjeve. Sipas tyre synimi i kryeministrit nuk është i sinqertë por është nënvlerësimi i personelit mjekësor.
